Komuna e Prizrenit ndihmon fermerë me kultivim dredhëzash dhe fermerët pohojnë se jetohet mirë
Sot. kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani përgëzuan fillimin e projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”, me ç’rast në fushat e Hoqës së Qytetit afër Prizrenit vizituan mbjelljen e parcelës së parë.] prej 20 ari të familjes Krasniqi, e ku projekti për destinime të këtilla është në hapësirat prej 2 hektar e 80 ari. Me këtë rast kryetari Haskuka ka folur për ndihmën e pakursyer që po bënë komuna e Prizrenit për të ndihmuar bujqësinë dhe tha se ne këtë projekt do ta zgjerojmë gjatë vitit që vije dhe do të shtojnë edhe hapësirat.
Drejtori Agron Limani me këtë rast ka folur edhe për hapësirën e sotme tha se jemi përqendruar që të ndihmojmë sa më shumë fermerët vendor sepse prodhimet vendore janë më të freskëta e dhe ndihmojnë në uljen e papunësisë, Projekti ndihmohet me 80 për qind kurse 20 për qind ndihmohet nga bujqit. Kurse vlera e këtij projekti është 59 mijë euro
Kurse me këtë rast përfituesi i këtij fermeri grandi betim Krasnai ka falënderuar komunën dhe kryetarin dhe ka theksuar se nja kjo lëmi dhe nga bujqësia mund të jetohet mirë Kurse përgatitje e kësaj sere sot ishte bërë sipas nevojave më moderne edhe më ujitje pikë pikë dhe sipas të gjithë nevojave tjera agrare.