Komuna e Prizrenit në Lubizhdë të Prizrenit me investime mbi 360 mijë euro
Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka i bashkëshoqëruar nga nënkryetarja për komunitete Memnuna Ajdini , dhe drejtori i Shërbimeve Publike Osman Krasniqi, vizituan punimet infrastrukturore që po kryhen në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, Fillimisht i pari i komunës Haskuka njoftoi se në këtë fshat kanë bërë investime të shumta duke përmendur edhe punimet e shumta që janë bërë, kurse ai tha se gjatë mandatit të tij në këtë fshat ka pasur investime rreth 360 mijë euro.
Drejtori Osman Krasniqi,tha se shumica e punimeve këtu është në përfundim e sipër, por , kemi pasur disa probleme që lidhen me kanalet e ujitjes si dhe disa nga problemet me KEDS-in. Mirëpo në tërësi kemi rregulluar dy rrugë të rëndësishme si dhe gjashtë rrugica të tjera.
Nënkryetarja Ajdini, me këtë rast edhe njëherë tha se këtu komuna ka bërë shumë investime, të cilat mund të themi se e kanë rregulluar jetën në këtë fshat dhe tashmë Lubizhda po e merr pamjen e një qyteze.
Përgjegjësi i fshati Lubizhdë Nehat Vehapi me këtë rast ka falënderuar komunën e Prizrenit për të gjithë këto investime dhe ka uruar që komuna do të shtojë presionin më kompaninë KEDS që këtu të rregullohet sa më para rrjeti i energjisë elektrike sa nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë.
Lubizhda më këtë tash mund të themi se ankesat vazhdon të ketë , por, mbi të gjitha banorët e këtij fshati janë të kënaqur me investimet e deri tashmë që janë bërë në këtë fshat.