Komuna e Prizrenit njofton qytetarët se nga sot autobusat ndërurban që do shkojnë për Prishtinë nuk do të lëvizin nëpër qytet
Njoftohen qytetarët se (01.09.2023) do të ndalohet qarkullimi i linjave ndër urbane në unazën rrugore të qytetit të Prizrenit.
Transporti Urban do ta ketë orarin e rregullt çdo 15 minuta (Stacioni Autobusëve – Tabahane – Hamami – Bazhdarhane – Stacioni Autobusëve).
Lëvizja e linjave/dalja nga Stacioni i Autobusëve do të jetë sikur në skicën e prezantuar më poshtë.
Hyrjet në qytet deri në Stacionin e Autobusëve nuk do të ndryshojnë (do të lëvizin sipas linjave).
Linjat e pjesës së Zhupës: Reçanit, Prevallës, Brezovicës etj., do të qarkullojnë sipas linjave/orareve të caktuara, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.