Komuna e Prizrenit pastron mbeturinat në lagjen “Bajram Curri”

                             Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në lagjen “Bajram Curri”. Me këtë rast, kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët ta mbajnë ambientin të pastër“Kemi filluar me pastrimin e të gjitha hapësirave ku ka grumbullim të mbeturinave. Sot kemi bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në Lagjen “Bajram Curri”. Të gjitha vendet ku ka grumbullim të mbeturinave do pastrohen, në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.“Po ashtu apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, ta ruajmë e ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë, në lagjet tona e kudo që ndodhemi