Komuna e Prizrenit, shtron shumë rrugica dhe investime mbi 40 mijë euro në Lubizhdë e Gërnçar
Komuna e Prizrenit,gjegjësisht drejtoria e Shërbimeve Publike, posa ka përfunduar shtrimin e disa rrugicave dhe investime në kanalizim në fshatrat; Lubizhdë e Gërnçar. Pas përfundimit të këtyre punimeve kryetari i komunës Shaqir Totaj, bashkë me drejtorët Çelë Lamaj e Islam Ukimeri si dhe deputetja e Parlamentit Duda Balje dhe kuvendar të komunitetit boshnjakë, sot, i kanë vizituar dhe uruar banorët për këto punime. Me këtë rast kryetari Totaj tha se sot, jemi në takim më banorët dhe për të pa punimet e përfunduara të shumë rrugicave këtu në Lubizhdë si dhe projekteve tona të realizuar në Gërnçare, Ne jemi sot me këta banorë të komunitetit boshnjakë që për neve janë njësoj dhe krejtësisht të barabartë dhe në bazë të mundësive buxhetore do të bëjmë investime edhe në këtë lokalitet.Edhe drejtori Çelë Lamaj pohoi se këto janë vetëm një pjesë e investimeve që kemi bërë në shtrimin e rrugicave , pastaj në Gërnçare kanalizim, mure mbrojtëse , por projektet tona do të vazhdojnë edhe më tepër në mirëqenien e banorëve të gjitha fshatrave të komunës tha ai.
Deputetja Duda Balje me këtë rast ka lavdëruar bashkëpunimin që ka me kryetarin Totaj dhe po kështu janë shumë të kënaqur edhe me investimet që po bëhen për komunitetin boshnjakë, Ajo tha s ene do të vazhdojmë të bashkëveprojmë edhe në të ardhmen me PDK dhe kryetarin Totaj
Shumë të kënaqur u paraqiten banorët e Lubizhdës siç shprehet plaku Alija, për këto investime, e po kështu edhe Alajdin Jonuzi nga Gënçare falënderon shumë kryetarin Totaj dhe komunën e
Derisa kryetari Totaj me këtë rast ka premtuar se sipas mundësive buxhetore do të jete në shërbim të mirëqenies së jetës së banorëve ët komunës së Prizrenit.