Komuna e Prizrenit stimulon fëmijët e veteranëve të UÇK-së
Komuna e Prizrenit në mesin e i disa mundësive për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe për të ndihmuar familjet me gjendje pak më të rëndë ekonomike. Drejtoria e Arsimit tashmë ka marrë vendim që të stimuloj fëmijët e veteranëve të UÇK-së. Këtë njoftime konfirmon Isa Berisha sekretar i OVL-së në Prizren, ai shkruan:
‘’Në kërkesën që është bërë me datë 18.04.2024 nga OVL e UÇK- së Prizren për ti stimuluar fëmijët e veteranëve me bursë nga Drejtoria e Arsimit Prizren kërkesa jonë është aprovuar.
Prandaj Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Prizren, shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Komunën e Prizrenit – Drejtorinë e Arsimit për ndarjen e bursave për fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së. Këto bursa do të ndihmojnë në avancimin e edukimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm, duke u ofruar atyre mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike dhe profesionale.
Njohim vlerën e investimit në arsim dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e Prizrenit. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e kësaj nisme, duke u angazhuar për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë tanë.
Me respekt, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për Komunën e Prizrenit
Sekretari! Isa Berisha’’ përfundon njoftimi. Mirëpo kryetari total dhe drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj me këtë vendim padyshim se kanë sjellë një lajm e vendim të mirë për ata fëmijë të veteranëve që ende detyrohen shumica prej tyre të mbijetojnë me vetëm 170 euro në muaj./www.QendraPresss.com/