Komuna e Prizrenit u anetarësua me drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra me seli në Washington DC

              Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj,  gjatë  qëndrimit të  tij në SHBA njofton se  ‘’Komuna e Prizrenit u anetarësua me drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra me seli në Washington DC. Ishte një takim zyrtar në selinë e organizatës në Washington DC ku ishte prezente dhe Ms. Ricki Garrett, Presidente dhe CEO e organizates bashk me stafin e saj. 

Sister Cities International është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e diplomacisë qytetare që nxit marrëdhëniet midis qyteteve në Shtetet e Bashkuara dhe qyteteve tjera nëpër botë. E themeluar nga Presidenti Dwight D. Eisenhower në vitin 1956, misioni i saj është të promovojë paqen përmes respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes qyteteve. Organizata lehtëson partneritete të bazuara në shkëmbime kulturore, arsimore, informuese dhe tregtare.
Anëtarësimi i një qyteti, në këtë rast i Prizrenit, në Sister Cities International sjell një sërë përfitimesh për komunitetin dhe institucionet lokale. Këto janë disa nga përfitimet kryesore:

  1. Zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare
  2. Shkëmbime kulturore
  3. Shkëmbime arsimore dhe rinore
  4. Zhvillim ekonomik dhe tregtar
  5. Diplomaci qytetare dhe ndërtim paqeje
  6. Promovimi ndërkombëtar i qytetit
  7. Mbështetje dhe burime nga organizata
    Njofton i pari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.