Komunikatë e këshillit të protestave

Të nderuar banorë të fshatit Grazhdanik, Nashec, Kobaj, Vlashnje, Murradem, Poslisht.

Sot është dita e dytë ku ne po protestojmë kundër Kedsit rreth fumunizimit me energji elektrike në këto lokalitete.

Prandaj, ju njoftoj që me datë 28/12/2023, ditë e ejte, në orën 11:00, të gjithë të bashkohemi dhe të jemi unanim, burra, gra , të jemi të gjithë të bashkuar kundër neglizhencës së Kedsit në Prizren, sepse ka fshatra që 15 ditë nuk kanë energji elektrike.

I ftoj mediat lokale dhe qëndrore që të ju bashkangjiten protestës sepse sot ka qenë një protest e cila ka bllokuar 2 hyrjet e Kedsit, ka bllokuar hyrjen për pagesa dhe ka bllokuar hyrjen dhe daljen për zyrtarët për një orë e gjysmë.

Prandaj, ju lus që nesër të jemi të gjithë unanimisht të bashkuar dhe të ju bëjmë haber/thirrje Kedsit që të filloj sa më shpejt investimet në këto lokalitete, të përshijë edhe fshatin Grazhdanik dhe Kobajë në fazën e parë të investimeve sepse po nga këto fshatra fillon problemi.

Ftoj përsëri Policinë e Kosovës, e cila është institucioni jonë më i shenjtë që ka Kosova.

Njoftoj edhe Brigadën e Zjarrfikësve sepse nuk e dimë se çka do të ndodhë nesër.

Gjithashtu njoftoj edhe bizneset të cilët janë në rrugën kryesore – magjistrale në Vlashnje gjerë në Zhur, së bashku me punëtoret e tyre te vine sepse edhe ata posedojnë probleme të mëdha me energjinë elektrike.