Koncert festiv nga shkollat e mesme  dhe  biblioteka e Prizrenit për 17 Shkurtin

    Festës së Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurtit, në  komunën e Prizrenit sot, i ka parapri koncerti festiv nga të  gjitha  shkollat e mesme të këtij qyteti  dhe  Biblioteka e Prizrenit me një  program të pasur artistike  të përgatitur  enkas për këtë datë. Drejtori i DKRS Adem Morina,  sot  para të pranishmëve  ka përshëndetur  gjithë të pranishmit dhe  ka uruar që kjo datë  të  shënohet e festohet si një  datë e historisë tonë kombëtare.

Lidhur me këtë datë ne emër të  shkollave të mesme  të  Prizrenit ka uruar drejtori i Shkollës së Muzikës Vesel Krasniqi, i cili tha se  urojë që vitin e  ardhshëm të shënojmë  bashkë me  firmëtarët e pavarësisë  këtë datë  kombëtare .Edhe drejtoresha e Bibliotekës  Sahadete Sadikaj falënderoi të  gjithë shkolite mesme e  sot tha  është këtë  komplete edhe shkolla e muzikës e cila  me  nxënësit talent të kësaj shkolle  na gjendet  gjithmonë afër, Nxënës  të shkollës së muzikës  me këtë rast  filluan  këtë  koncert me  një realizim  kushtuar  dëshmorëve  të  komunës së Prizrenit de duke  përmendur secilin nga dëshmorët veç e veç  dhe  me këngën e kushtuar  komandantit  legjendar Adem Jashari, Pastaj edhe  nxënës  të shkollave tjera  recituan e shfaqën pika  atraktive   artistike