Koncerti madhështor i Lule Elezit shoqëruar me Orkestrën e Harqeve të Tiranës e dirigjuar nga maestro Oleg Arapi fascinoi publikun prizrenas
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj duke iu falënderuar edhe përkrahjes së DKRS në Prizren, festa e e 146 Vjetorit të LSHP- kaloi një festë tepër madhështore që fascinoi publikun e sallës se Kino Lumbardhit që ishte stërmbushur.
Më publik muzikdashës duke njohur vlerat e pianistes tashmë me famë botërore Lule Elezi. Fillimisht kryetari i komunës duke hapur këtë koncert edhe njëherë rikujtoi se
Madhështinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,në përvjetorin e 146-të të saj, po kremtojmë sonte me një koncert madhështor të pianistes prizrenase me famë botërore, Lule Elezi, të shoqëruar me Orkestrën e Harqeve të Tiranës e dirigjuar nga maestro Oleg Arapi.tha kryetari Totaj.
Ishin kompozimet e Beethoveni e Chopini pastaj ato shqiptare që me virtuozitet kumbuan me notat e tyre në Kinemanë Lumbardhi, para publikut të mrekullueshëm, vlera artistike të cilat Prizreni i ka kultivuar gjithmonë. Ky koncert kishte më shumë se vlera artistike dhe përmbajtjesore që padyshim do të mbahen gjatë mend nga ata që e kuptojnë këtë zhanër të muzikës. Se fundi me buqeta lulesh u nderuan pianistja Lule Elezi si dhe maestro Oleg Arapi, që në natën e 10 Qershorit Prizrenit i sollën frymën Evropiane dhe traditën e muzikës kombëtare, Ky koncert padyshim se ishte një angazhim i madh i komunës së Prizrenit dhe vetë akterëve që e nderuan këtë festë e merita të mëdha iu dekretuan edhe Kreshnik Aliçkajt. /www.QendraPress.com/