KONFERNCA E PRESDIENTIT THAÇI SHTYHET PËR TË HËNËN
Adresimi i presidentit Hashim Thaçi para opinionit i paraparë për të dielën është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media.
Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrë?s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.
Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.
Ai të premten njoftoi se ka ateruar në Aeroportin e Tiranës./qendrapress.com/