Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

                            Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan.Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *