Konfirmohet donacioni i BIK-ut, ish-deputeti i PDK-së thotë se ka pranuar 50 mijë marka nga myftiu Tërnava
Ish-deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili ka pohuar se kreu i BIK-ut, Naim Tërnava i ka dhënë atij 50.000 marka për UÇK-në, gjatë janarit të vitit, 1999. Xhelili përmes disa dokumenteve të publikuara thotë se gjatë luftës ai ka patur relacion të afërt me Tërnavën si dhe të ndjerin Rexhep Bojën, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses Sylejman Osmani, Salih Jashari, Elez Osmani e të tjerë. “Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Z.Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethanëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falëmnderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe z.Naim Tërnaven!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq!
Në videon e postuar më parë, Kryetari i BIK-t, z. Naim Tërnava pohon se në janar të vitit 1999 mi ka dhënë 50.000 DM për UÇK-në.
Gjatë luftës kam pas relacion të afërt me Kryetarin e BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e te tjerë.
Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Z.Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethanëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falëmnderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe z.Naim Tërnaven!
Gjeni të postuara edhe dëshmitë e asaj kohe.