Konfirmohet një vrasje në Pejë
Në Komunën e Pejës ka ndodhur një vrasje rreth orës 17:00, policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi.com, Driton Rugova, duke thënë se kjo vrasje ka ndodhur në Pejë.
“Po vrasja ka ndodhur në Pejë”, tha ai.
Për, këtë Policia Rajonale e Pejës ka lëshuar një komunikatë, në të cilën shpjegohet vrasja.
“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftim