Konfiskohen 31 kg marihuanë në Komoran të Drenasit, arrestohen dy persona

0

                                Antidroga e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës pas një operacioni policor në Komoran të Drenasit ka konfiskuar 31 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, marihuanë dhe ka vënë në pranga dy persona të dyshuar. Operacioni policor është ndërmarr të martën në Komoran të Drenasit, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. “Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura (me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1,050 euro dhe 13,500 lekë. Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër (e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *