Konfuzion pas konfuzioni-Shkruan:Mr. Lule Alidema, Psikologe Klinike
Ende vazhdojmë njëjtë, pa ndryshime sikur para një viti sikurse sot! Vërtetë u bë gjatë që kur ne po ndeshemi me ethet e pandemisë COVID-19 Tashmë na u mjegullua gjithçka, gjithandej njerëz të heshtën, në pritje të ndryshimit të gjendjes pandemike. Askush nuk di se ç’po bëhet e çka do të bëhet! Kjo luftë e tmerrshme nuk la gjë pa i lëvizur vendin, madje i humbi kuptimin jetës, gëzimit e hidhërimit, gjitha i neutralizoi aq fuqishëm sa që njeriut i humbi disponimi, motivi, dëshirat, vullneti dmth, na zhveshi nga gjitha kënaqësitë ndjenjore. Thuaja shumica e kaluam për të parën herë por kush do të na siguroj se nuk infektohemi prapë për të dytën herë e tutje. Tashmë erdhën një numër i vaksinave në vendin tonë, por populli vazhdon të jetë në hamendje nëse do duhet të i marrin apo jo. Frika vetëm sa po vjen e shtohet, në fakt dhe populli me të drejtë heziton për vaksinën sepse ashtu siç virusi ishte i panjohur ashtu janë dhe vaksinat, çka do të thotë se e panjohura gjithmonë është e dyshimtë. Do të ishte mirë që një ekip profesionistësh të fushës adekuate të hulumtojnë pak më thellë rreth vaksinave që vijnë tek ne, së paku ta ketë populli një gjysmë baze besimi. Vërtetë njeriu i pafajshëm të eksperimentohet në këtë formë nuk është e pranueshme. Konfuzion pas konfuzioni! Edhe pse shumë humbëm nga çdo aspekt ne gjithsesi nuk do të dorëzohemi do të shpresojmë deri në fund dhe të do të ja dalim. Nuk kemi nevojë të frikësohemi, mbase frika e vazhdueshme vetëm sa e komplikon gjendjen shëndetësore, andaj para se të vëmë fokusin te lloj lloj dezinformate të fokusohemi te kujdesi ndaj vetes, ushqimi i shëndetshëm, aktivitetet në natyrë. Ne duhet të ecim, assesi të ndalemi, por të ecim pa harruar kujdesin maksimal, maskën, distancën dhe tjerat që tashmë secili i dimë. Ne ende kemi fuqinë të e menaxhojmë veten tonë, nuk do i nënshtrohemi assesi kësaj pandemie të tmerrshme, mos të harrojmë se gjithmonë ekziston “një dritë në fund tunelit”. Të shpresojmë për një ditë të afërme ndryshe…! /qendrapress.com/