Kongreset evropiane që ndanë tokat shqiptare, kurse tani e dy dekada Evropa akoma bënë sehir mbi Kosovën-Shkruan ;Salih Çoçaj
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/01/Flamuri-Kosoves-1024x576.jpg)
Copëtimi i parë i trojeve shqiptare është realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit e kështu me radhe.Pastaj tokat e Luginës e po ashtu edhe Maqedonisë iu dhanë toka shqiptare Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare. Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot janë janë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi, Pas një lufte shumë të përgjakshme me 12 mije martirë me miliarda dëme materiale me mbi 12 të nakatosur Kosova fiton lirinë e sajë duke u ndihmuar edhe nga NATO. Por për fat të keq kaluan jo më pak se 21 vite dhe Evropa mbi Kosovën ende bënë sehir Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro -dardan ,BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.Pastaj edhe Kosova është vendi i vetëm që mbijeton në geto, kjo më shumë për fajin e neglizhencës politike të Evropës . Sepse jo njëherë është thënë zyrtarisht se Kosovë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe përsëri ende vazhdon të jetojë në geto, Se fundi prapë zyrtarët evropianë në dhanë lajmin se edhe këtë vit vështirë të arrihet liberalizimi i vizave. Kjo tregon se Kosovë është kohë të ngrish zërin kundërshtues ndaj kësaj politike skllavëruese që po vazhdon evropianët ta aplikojnë ndaj kosave , Andaj duhet të përjashtohen ato shtete evropiane që sillen kaq me pa përgjegjësi për Kosovën, Ne duhet të kemi një staf politik që Evropës të ia ndalojë më sjelljen e politikaneve evropianë pa përgjegjshëm mbi Kosovën dhe të orientohet drejt SHBA-va dhe Kosova të del nga rreth vicioz që është tani e plotë dy dekada, kurse bota lëviz gjithë e Kosova vazhdon e izoluar jo tashmë për faji e vetë/