Konjufca, ka deklaruar se LDK-ja ka përgjegjësi për ngritjen e aktakuzave së fundit ndaj : Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të flas për ngritjen e aktakuzave së fundit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,

Gjatë një debati televiziv në RTK, Konjufca tha se LDK-ja duhet të dal dhe të flasë për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, meqë sipas tij emri i këtij subjekti në këtë aktakuzë përmendet 13 herë.

Ai tutje akuzoi LDK-në se nuk doli të flasë më shumë në lidhje me këtë aktakuzë ku përmendet emri i LDK-së.

“Unë mendoj që për aktakuzën e këtyre katërve edhe LDK-ja duhet me dal edhe s’doli, edhe LDK-ja duhet me dal, 13 herë përmendet emri i partisë në aktakuzë, 13 herë”, tha Konjufca.

Konjufca tha se kanë përgjegjësi edhe më të madhe anëtarët e LDK-së që të flasin për aktakuzën e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në fund ai la deklaruar se Gjykata Speciale po tregohet se është e njëanshme dhe lavdëroi Kurtin për paraqitjen e tij të fundit në konferencë për shtyp para gazetarëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *