Konjufca sot viziton Thaçin e të tjerët në Hagë

                            Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë.Ai sot viziton të paraburgosurit që po mbahen në Dhomat e Specializuara.Vizita bëhet pasi ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë pranuar të takojnë kryekuvendarin Konjufca.Ky i fundit është ndër zyrtarët më të lartë të shtetit që viziton ish presidnetin, dy ish kryetarët e Kuvendit dhe ish deputetin.Vetë Konjufca së fundi deklaroi se është për shqetësim ajo çfarë po ndodhë me Gjykatën Speciale.Ai tha se në Hagë shkon si institucion që përfaqëson republikën.“Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata po shkelin të drejtat e tyre”, deklaroi Konjufca dy ditë më parë në Tiranë.“Ata po i afrohen kohës 2 vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë”. Kryetari i Kuvendit është shprehur se të paraburgodurve, nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. “Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, theksoi kryekuvendari Konjufca.Kjo është vizita e parë e këtij niveli të lartë nga Kosova, që u bëhet të akuzuarve në Hagë. Vizita pritet të bëhet në orën 9:30 minuta.