Konservohet lokaliteti që dëshmon lashtësinë Prizrenit
Lokaliteti Arkeologjik që dëshmon lashtësinë mijëravjeçare të Prizrenit historik, është konservuar.Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook.Ai ka thënë se ky lokalitet arkeologjik po bëhet gati për t’u prezantuar para qytetarëve dhe vizitorëve.Një lokalitet i degraduar dhe i lënë në harresë për shumë vite, falë përkushtimit dhe profesionalizmit u shpëtua. Tashmë po bëhen punimet e fundit drejt finalizimit. Një pikë shënjuese po bëhet gati për të pritur vizitorët e Prizrenit shumë shpejt”, ka shkruar ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.