Kontrabandë me migrantë në Vërmicë e Merdare – arrestohen katër persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, dy në pikën kufitare në Vërmicë dhe dy në Merdare, për shkak të dyshimit për veprën penale “kontrabandë me migrantë”.“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar në Vërmicë, pasi që në veturat e tyre janë hasur dy shtetas të huaj dhe disa të dyshuar tjerë të cilët kanë ikur në drejtim të pyllit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.Ndërkaë në Merdare, policia ka njoftuar se për procedura të rregullta është ndaluar vetura me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.“Në veturë ka qenë dhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe viktima mashkull shtetas i huaj, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit viktima nuk ka poseduar vizë ose leje qëndrim për Republikën e Kosovës, andaj zyrtarët policor kanë urdhëruar kthimin e viktimës, mirëpo drejtuesi i veturës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat dhe me veturë ka ikur nga pika kufitare duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, të dyshuarit janë vë në kërkim policor.“Lidhur me rastin më 26.03.2022 pas grumbullimit të dëshmive janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe ndaj të dyshuarve ndiqet procedurë kundërvajtëse, kurse për shtetasin e huaj njësia për migrim dhe të huaj është duke e trajtuar rastin. Në konsultim me prokurorin pas përfundimit të procedurave të dyshuarit janë liruar”, njofton policia. /Telegrafi/
Bottom of Form
Bottom of Form