Kontrolle të befasishme nëpër barnatore, Dogana kap medikamente të kontrabanduara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle të befasishme në dy barnatore në Drenas, ku ka hasur një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të kontrabanduar.Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se mallrat janë konfiskuar dhe se ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara.Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.