“Koordinimi i VV’së me Milan Radojiçiqin”, PDK kërkon hetim nga Prokuroria

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për audio-përgjimit e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin, në të cilin flitet për një bisedë të shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Tahiri i PDK-së i bëri thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë hapa për njerëzit që kanë komunikim me njerëz të cilët janë në ndjekje nga prokuroria e që janë në listën e zezë të ShBA-së.Shefi i GP-së të VV-së, Abelard Tahiri tha para deputetëve se kjo gjë po e prezanton bashkëpunimin e VV-së me kryekriminelin Milan Radojiçiq, dhe se kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po i jep argumente qytetarëve se nuk e meriton me qeverisë këtë vend. “Realisht Ne seance të jashtëzakonshme duhet me pas për komunikimet e VV-së me Radojiçiqin. Sapo i dëgjuam disa përgjime e të cilat dokumentojnë bashkëpunimin e juaj me kryekriminelin Milan Radojiçiq, biseda telefonike. I bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të marrë hapa, për të gjithë ata njerëz qe janë në komunikim me njerëz të cilët janë në ndjekje nga prokuroria e që janë në listën e zezë nga Amerika. Sot u hap një epokë e re, e cila po e prezanton bashkëpunimin e VV-së me kryekriminelin Milan Radojiçiq. Çdo ditë e më shumë po i jepni argumente qytetarëve që se meritoni me qeverisë me këtë vend, duhet me çu vendin në zgjedhje, jeni bashkëpunëtor të Radojiçiqit, jeni bashkëpunëtor të Listës Serbe. Na keni akuzu neve për bashkëpunim me ta, e jo sikur ju qe po dilni qe keni komuniku me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Thesarit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, tha Tahiri.