Korisha do të bëhet me QMF moderne
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se me përkrahje të kryetarit, Shaqir Totaj, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë filloi sot realizimin e projektit të ndërtimit të QMF-së në fshatin Korishë, e cila të jetë njëra ndër më modernet në Komunën e Prizrenit dhe do të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për banorët e Korishës dhe fshatrave përreth.“QMF të këtilla do të realizohen edhe në të ardhmen, në zona të tjera, që qytetarët t’i gëzojnë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim