Korisha e dhembjes sot, në rikujtim të 77 martirëve me krenari përuroi bustin e patriot Sali Shabani.
Korisha sot rikujtoi dhembjen e madhe të 13 majit të vitit 1999 , atëherë kur tradhtia serbe kurthoi banorët e kësaj ane e më vonë u granatuan nga forcat e NATO-s ë për tu vrarë 77 banorët të pafajshëm shumica prej tyre fëmijë, Sot karshi kësaj dhembje të madhe u përuruar edhe busti i atdhetarit të madh Sali Shabani, Në këtë përkujtim ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, nga PDK ishte Vlora Çitaku, Andin Hoti, prof, Eqrem Zenelaj i dekoruar i presidentit të Shqipërisë , gjeneral Hisen Berisha dhe shumë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.Para të pranishmeve kryeministri Kurti tha se Korisha është dëshmia më e mirë se Serbia duhet të ndiqet për krimet që i ka bërë ndaj fëmijëve dhe shqiptarëve. Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi me këtë rast edhe njëherë tha se Korisha mbetet dhembja e madhe e kombit, por edhe krenaria e kësaj ane sepse fal gjakut të këtyre në sot po e shijojnë lirinë. Kurse në emër të luftës së UÇK-së ka përshëndetur të pranishmit Lulëzim Kabashi ish komandant i UÇK_së në kësaj ane.
Kurse në emër të familjeve të martirëve Hasan Ahmetaj edhe njëhere përkujtoi dhembje madhe të kësaj ane, .Derisa në emër të fshatit këtë përkujtim e përshëndeti kryetari i fshati Korishë Ylber Kabashi .Kurse për figurën e Sali Shabanit fjalë rasti mbajti Rrahman Rexhaj.Pastaj nderimit dhe homazheve të bërë pranë varreve të martirëve u zbulua edhe busti i heroi Sali Shabani ku me këtë rast kryeministrit Kurti dhe të tjerëve iu vu edhe plisi kombëtar/ Rtv Besa/