Korisha e Prizrenit çdo 13 maj e mbulohet me dhembje e pikëllim

Korishën tani e plotë 26 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh. Ky pikëllim në fshatin Korishë me këtë datë po rrumbullakon dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkërisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo,kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqsh bien bombat e dhe këtu gjejnë vdekjen 77 martirë të pafajshëm. Dhembja ka bërë shumë familje të Korishës ta mbajë mend këtë datë sa të jenë gjallë. Por, familja Ahmetaj këtë plagë e kanë të hapur edhe sot e kësaj dite. Zejnie Ahmetaj, është vetë më plagë trupi, por, plagën e shpirtit e ka të pambyllur asnjë second . Sepse para syve të saj iu vranë vajzat e saja ;Arbënorja dhe Saranda pikërisht në lulen e rinisë 16 dhe 14 vjeqare. Derisa luftëtarin e lirisë Hamdi Ahmetaj, babi i këtyre dy të ndjerave vritet nga mjekët serbë në spitalin e Prizrenit. E po këtë dhembje e ka edhe sot e gjithë ditën Hyrmete Ahmetaj, kur para syve të sajë u vranë djali i vetëm Valoni nxënës shembullor dhe Vlora, bashkë më gjyshin Destan dhe gjyshen Fizën .Kurse nga kjo familje Ahmetaj u varë dhe shumë të rinj .Familja e veprimtarit Hasan Ahmetaj u shua tërësisht e dhembja atje edhe sot e kësaj dite është letërnjoftim i vetëm. Prandaj 13 maji i vitit 199, per Korishën mbetet re e yeyë përherë në mendjen atyre banorëve dhe lagjes Ahmetaj, Korishës dhe gjihë Kosovës. Nesër kjo dhembje ripërtihet në shpirtrat e atyre të gjallëve të cilët patën rast ta përjetojnë këtë tmerr./QendraPress/