Korisha me 13 maj përkujton pikëllimin e madh
Ne 13 maj te vitit 99 u vrane 77 martisë të lirisë
Rrëfimet e disa nënave në lagjen Ahmetaj si të Hyrmetes Zejnijes dhe nënave tjera për natën e 13 majit 1999,janë më shuëm s enjë dhembje. Ata e kuptuan që tashmë ishin manipuluar nga policia serbe dhe të gjiythë ata u spërkaten me një llojë arome që të jene të fjetur e pastaj trupat e tyre te përdoren si mir I gjallë .
Korishën tani e plotë 23 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh.Ky pikëllim në fshatin Korishë me këtë datë po rrumbullakson dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkarisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo, kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqësh bien bombat e dhe këtu gjejnë vdekjen 77 martirë të pafajshëm.
Në emër të Këshillit Organizativ në fshatit. Korishë njifton Rexhë Ukaj se të dielën u bë për shenimi e dites të Martirëve 13. majit 1999 ku humbën jetën 77 martirë, në mesin e tyre kishte fëmije, gra e pleq, ku u vranë nëpërmes dorës qetnike, në kurthin e ngritur nga barbarë serb, duke e mashtruar aviacionin e NATO-së.
Po kalojn 19. vite nga kjo masaker e kurdisur e forcave paramilitare, në atë natë të kobshëme humben jetën . 44 anëtarë nga familjet Ahmetaj, 12. anëtarë nga familjet Kukaj, 4. anëtarë nga familja Dakaj, 3. anëtarë nga familja Xhaferi, 1. anëtarë të familjes Rexhaj, Në ketë kolonë , që ishin mashtruar gjoja për t,u shperngulur , për Shqipëri kishte edhe nga fshatrat tjera , familja Suka, nga Bllaca, që humbi 7. anëtarë , familja Palushi, Budakovë humbi 4. Anëtarë, familja Bejselami , nga Reshtani humbi 3 anëtarë dhe familjet Behluli Mushtisht, dhe ajo Selimi, Grejkoc, humben nga 1. anëtarë,
Ne perkujtim te kesaj date të 13, majit i perkujtojme me dhimbje , krenari e respekt të madh për gjithë ata që u flijuan për një ditë më të mirë.Tanie tutje kjo datë do të quhet “Dita e Martitëve.
Dhembja e madhe padyshim se është por, në këtë datë dhembja edhe na shtohet.Zejnije Ahmetaj, tregon çdo natë e sheh flakën e zjarrit mbi trupat e bijave të sajë tani të vrara Arbërores dhe Sarandës,kur bien bombat dhe evokon secilën natë njësoj atë dhembje. Harrojë plagët e mija që i kam në trup, zjarri i fëmiut e djeg gurin e lëre më zemrën e nanës” tregon ajo .Ajo pastaj shpjegon se ajo në këtë rast ka humbur edhe bashkëshortin Hamdiun. Miërpo, ajo pohon se tani pas 19 vitesh dhe pasi kemi pa disa sekuenca filmike të televizioneve të huaja po e shohin se Hamdiun burrin tim e kanë vrarë mjekët serbë sepse ai ishte pjesatre I UÇK-së , Ngase ai ka folur haptas për shokët e tij luftëtarë të UÇK- së duke mos u frikësuar fare nga fakti se ishte në spital .Mirëpo, pos plagëve të trupi ajo mendon se dhembja e shpirtit është ,është e përhershme. Fahrije Halimi,derisa bijë nga familja Ahmetaj, rrëfehet se më këtë tragjedi kemi humbur jo më pak se 41 anëtarë, kurse unë nga familja ime ngushtë kam humbur tetë anëtarë. Dhembja është si një sëmundje e rëndë jo që shënohet,por, ajo vijë dhe bëhet gjithnjë e më rëndë.Osman Ahmetaj, përkujton rastin,”Në këtë cep rruge para se të na ndalonin neve këtu ishin strehuar shumë tankse serbe. Mirëpo, siç duket serbët këtë gjë e kishin mësuar gjatë ditës. Posa në buzëmbrëmje kemi kaluar aty ata i kanë hequr tanksat e tyre dhe aty na kanë vendosur neve me traktorë, ashtu siç ishim përgatitur që në të shkonim drejtë Shqipërisë, Në orët e vona të natës së pari është hapur një dritë e fuqishme pas kësaj një aeroplan ka filluar të gjuajë ata duke menduar se aty janë tanksat serbe. Ka pasur lemeri të madhe zëra dhe njerzish, Aty ka qene vetë xhehnemi” tregon ai dhe nuk mundet më shumë të vazhdojë rrëfimin.
Kurse Xhemajl Ahemtaj, tregon se ai natën e 13 majit ishte në Lubjanë, dhe po atë natë nuk kam mundur asesi të bëjë gjumë. Kam pa ëndrra, e kam parë djalin e vëllaut tërë natën në ëndërr, E shihja nënën time. Dhe në mengjes u tregova famijlarëve, por, derisa fillova të tregoja bota kishte kuptuar se në Korishë ishin vrarë 41 anëtarë të familjes sonë. Këtu më pushuan tani më ëndrrimet që i kisha ende të freskëta dhe besoni e dija saktë se ata ishin vrarë. Rrëfimet sot atj ishin aq të dhembshme.pos lotëve të thuash se nuk kishte gjë tjetër.