Korrektësia dhe fisnikëria e stafit ‘’NBT –Oil’’ shembull që kërkon respekt maksimal
Një atdhetar e qytetarë prizrenas, i cili për shkaqe modestie deshi të mbetet anonim. Ai me këtë rast publikisht ka falënderuar për korrektësi dhe fisnikëri pronarin dhe gjithë stafit ‘’NBT –Oil’’ të cilat kanë dhënë një shembull që meriton respekt maksimal. Ai me këtë rast për redaksinë tonë tha se ka një mal falënderime , për një korrektësi që tash është vështirë të gjendet edhe në vendet me traditë shumë të më madhe.. Ai falënderon këtë pikë karburanti sepse kishte harruar xhaketën me dokumentacion dhe një shumë parash 4500 euro, Por këto stafi i kësaj pikë karburanti i kishte ruajtur dhe ia kishte kthyer qytetarit , Ky akt tregoi se sa shumë zemërbardhë kjo pikë karburanti dhe se kjo tregon se aty mundet njeriu të furnizohet, pasi këta nuk kanë pranuar të i keqpërdorin gjithë këto para padyshim se këta kanë sjellje maksimalisht profesionale domosdo edhe ndaj klientelës së tyre . Ky veprim pohon qyteti se është një veprim brilant që duhet të publikohet e të bëhet e njohur se kjo botë ka edhe kësi mrekullish. Atyre falënderim pa fund ,përfundon qytetari i cili më shumë i kënaqur e u lumtur për korrektësi se sa për ata para. Kjo tregon se burrëria e mirëkuptimi, zemërbardhësia janë virtyt i lartë i këtyre njerëzve , së fundi ai tha me duhet të ju them një Faleminderit,madhështor, se kjo tregon se bujaria ndër këto troje frymojnë e është e gjallë , Faleminderit stafit ‘’NBT –Oil’’.Qofshi faqebardhë dhe qofshi të nderuar përgjithmonë /www.qendrapress,com/