Kosnett: Mjaft me shkëmbimin e territoreve, SHBA nuk e përkrahë këtë ide

0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnet ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin shkëmbimin e territorit dhe idetë e reja për ndarje.Kosnett ka thënë se është e kotë që të shpenzohet energji për këtë temë, përcjell Reporteri.net.Ambasadori Kosnett ka thënë se SHBA-ja nuk ka qëndruar kurrë pas idesë së shkëmbimit të territorit.“Është gjithmonë mirë të kemi opsione. Është mirë të kemi diskutime të hapura dhe askush nuk e mban monopolin mbi idetë. Sa i përket shkëmbimit të territorit do të them që SHBA-ja nuk është e interesuar. Kjo çështje ngritët tërë kohën. Kur u ktheva në Kosovë para pak më shumë se dy viteve kjo ishte temë e nxehtë dhe ajo që pata thënë ishte se SHBA është e hapur për ide që populli i Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm disa politikanë, por populli i konsideron të pranueshme. Mendoj se është e qartë se populli i Kosovës fare nuk ka oreks për shkëmbim të territorit. Prandaj nuk mendoj se ka nevojë të shpenzojmë energji për këtë, e di se njerëzit ende janë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk inkurajojnë në këtë mënyrë aktive shkëmbimin e territorit. Nuk kemi qenë prapa kësaj ideje dhe nuk jemi as tash, prandaj mjaft me shkëmbimin e territorit”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.Ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ka thënë se duhen ende diskutime për këtë temë.“Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, mendoj se në të kaluarën është bërë shumë punë për këtë. Mund të ketë interpretime të ndryshme si të ecet tutje. Mendoj se do të duhet diskutime shtesë për të zgjidhur tha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *