Kosnett pas takimit me Osmanin: Mezi presim të punojmë me Qeverinë e re

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit që pati gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar për vizitë presidentes në detyrë, Vjosa Osmani. Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *