“Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në fushën energjetike

0

                     Bashkëpunimi në fushën energjetike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë i nevojshëm, sidomos në aspektin e ndërtimit të një hidrocentrali në Shqipëri.Kështu ka bërë të ditur ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sipas të cilit, të dyja vendet më pas do të ishin eksportuesit potencialë të energjisë në rajon.“Sot Kosova importon rreth 50 milionë euro në vit energji elektrike, kryesisht nga Serbia, prandaj, pavarësia e përhershme energjetike nga Serbia dhe krijimi i kapaciteteve tona të brendshme për të krijuar siguri kombëtare të furnizimit me energji duhet të jetë prioritet për secilën qeveri, përfshirë edhe qeverinë në ardhje”, është shprehur Lluka për Epoka e Re.Ai tutje ka shtuar se energjia elektrike është alfa dhe omega e funksionimit të mirëfilltë të ekonomisë dhe sjelljes së investitorëve të huaj.“Energjia është oksigjeni, uji e ushqimi i ekonomisë së një vendi. Pa stabilitet energjetik nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sidomos për vendet e pasura me minerale të ndryshme siç është Kosova dhe vendet që kanë potencial të shfrytëzohet fuqia e lire punëtore për prodhim. Prandaj, për secilën qeveri, energjia duhet të jetë fokusi primar, në linja të barabarta me arsimin dhe shëndetësinë. Mosstabiliteti energjetik e pamundëson sjelljen e investitorëve afatgjatë dhe serioz në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *