Kosova e ka përjetuar tradhtinë e Evropës, shpresë ishte e mbetet SHBA-Shkruan:Salih Çoçaj

0

           Para syve të  Evropës  edhe me ndihmën e sajë që nga viti 1844  Serbia kishte përpiluar shumë programe, me të vetmin qëllim për t’i shfarosë shqiptarët si popull – për një moment ose në etapa. Ndërsa,Vie  kolonizimi me elementin sllav  në Vilajetin e Kosovës bënte pjesë edhe Sanxhaku i Nishit me kazatë e saj të Vranjës, të Pirotit, të Leskocit ku prania e shqiptarëve ishte e konsiderueshme. Por Kongresi i Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbisë, për të kënaqur Rusinë, e cila e kishte fituar luftën kundër Perandorisë Osmane. Së bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovës përfshinte në gjirin e vet troje etnike shqiptare. Këtë e pohojnë, midis të tjerëve, tre vezhgues të huaj objektivë, të cilët disa dekada përpara Kongresit të Berlinit, i vizituan këto troje. Që te tre këta vëzhgues, njohës të mirë të Gadishullit Ballkanik, studimtari erodit freng Ami Boue më 1810, analisti i mprehtë britanik E. Spenser më 1847 dhe shkencëtari i njohur austriak J. Hahn më 1853, kishin dhënë në mënyrë të përafërt edhe konturet e trojeve ku shqiptarët ishin të pranishëm në kohën e tyre. Sipas tyre, shqiptarët ishin të pranishëm në Veri deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Perlep dhe Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë, pa qenë nevoja të përsëritet se në periferi të kësaj treve kishte përzirje etnish, ku shqiptarët formonin diku pakicën përball etnive tjera,Por e gjithë  kjo  ishte  pastaj  me  qëndrimin  ish Jugosllavisë  gjithnjë nën sytë e Evropës  është luajtur me kombin  shqiptar  duke copëtuar e  dukë bërë pikë e pesë siç  thuhet e duke ndarë këtë popull në ;Shqipëri. Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi dhe Serbi. Së fundi erdhe  lufta e lavdishme e UÇK-së  ku   për herë të parë kundër Serbisë  u bënë shtetet e  Evropës në  krye me SHBA-të. Por  tani  kaluan  plot 21  vite dhe  Evropa  ende po bën sehir. Kosova ka mbetur  I vetmi   I mbyllur pa liberalizim vizash, Kosova  ka mbetur  nën llupën e  atyre  që sjellin ende  baza  të ndryshme  të  agjenturash  e pastaj  brenda  këtij shteti  ka  këtë gjendje, vetëm SHBA-të  janë treguar  fuqishëm  në  mbrojtje, tani  zonja  Olbrajt  po shpjegon se  dikur presidenti Rugova kishte kërkuar që  Kosova të ishte  shteti I 51 I SHBA-ve, Prandaj ajo ishte  aq përkrahëse e madhe e  Hashim  Thaçit  në Rambuje, sepse  ajo e dinte  qëllimin  dhe e dinte mirësinë e shqiptarëve ndaj shpëtimtare të besojmë e shpresojmë  se  SHBA të janë  shpëtim I rrethanave  aktuale  dhe  dritë e së ardhmes  për Republikën e  Kosovës,…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *