Kosova e mundi pandeminë COVID-19 pa vaksina???!!!-shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat
Përderisa e tërë bota është ngritur në këmbë për të zbuluar vaksinën për ta mundur pandeminë COVID-19, e pastaj edhe për ta blerë atë dhe në fund për ta vaksinuar popullatën, udhëheqja e Kosovës ka rënë në gjumë dhe as që mërzitet për këtë punë. Por nga kjo çfarë po shohim me rënien e numrave të infektuarve që kohëve të fundit sillen rreth 10 persona në ditë dhe nëse kjo është e vërtetë, Qeveria e Kosovës del se u tregua më e mençur dhe më vizionare. Përderisa bota ka shpenzuar kaq shumë para e kohë për vaksina dhe vaksinim për ta mundur pandeminë COVID-19, Kosova e mundi atë pa vaksina, dhe atë jo me masa shumë të ashpra izolimi. Vërtetë nuk di çfarë të them, nëse kjo gjendje në Kosovë është reale dhe e vërtetë, që vështirë të besohet, unë, jo vetëm që i kisha përgëzua për vizionin, por duhet të dalim në botë me idenë tonë se, si mundet pandemia pa vaksina dhe Kosova të licencohet si modele në botë për luftë kundër pandemisë COVID -19 pa vaksina dhe pa vaksinim të popullatës. Nëse këtë e kemi kalu pa vaksina, edhe virusin e ri indian nuk kemi me ba hesap! Ndoshta kemi zbulu diçka!!!/qendrapress.com/