Kosova është fituese e luftës me Serbinë. Ne duhet të sillemi si fituesi. Serbia e ka humbur Kosovën për gjithmonë
Ruzhdi Gashi avokat dhe analist politik , se a duhet të vazhdojë qeveria e Kosovës dialogun me Serbi? pohon-‘’ Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj vetëm për njohje reciproke. Temat e mbetura me Serbinë duhet të bisedohen vetëm nëse Serbia është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura dhe Sovrane. Kosova është fituese e luftës me Serbinë. Ne duhet të sillemi si fituesi. Serbia e ka humbur Kosovën për gjithmonë. Megjithatë, edhe pse Kosova tani është e lirë dhe e Pavarur dhe është shkëputur nga Serbia pas një lufte shekullore dhe me luftën e fundit të viteve 1998-1999, në mes të këtyre dy shteteve, kanë mbetur shumë çështje të pazgjidhura të cilat patjetër duhet të zgjidhen. Pa zgjidhjen e tyre nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pas marrëveshjes së Uashingtonit të datës 4 shtator 2020 në SHBA, janë krijuar kushte më të mira për një dialog të mirëfilltë dhe për një shpresë më të madhe se, më në fund, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, me ndihmën e SHBA dhe përkrahjen e BE, mund të përparojnë drejtë një marrëveshje gjithëpërfshirëse deri në njohjen reciproke në mes të dy shteteve si dy shtete të pavarura. Por, rrethanat e krijuara kohëve të fundit, me përndjekjen e ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK nga një Gjykatë politike, një etnike dhe me elemente pro serbe, në një anë dhe me këmbënguljen e Serbisë që në Bruksel të hap temën e Asociacionit të komunave serbe në veri në anën tjetër, temë kjo e mbyllur kah moti, dialogun Kosovë-Serbi e vënë në pikëpyetje të madhe. Këto dy çështje, janë lojëra të rrezikshme të BE dhe Serbisë që, Kosovën mundohen ta vendosin në pozitë të vështirë që, nën presionin e përndjekjen e ish UÇK, Serbia të përfitoj në krijimin e Asociacionit me kompetenca shtesë, jashtë Kushtetutës dhe t’i japin kompetenca ekzekutive. Kjo është e rrezikshme dhe si e tillë e pa pranueshme për Kosovën. Kosova duhet të jetë sy qel, vigjilente dhe e përgatitur dhe nuk duhet assesi të pranoj që të futet në dialog nën rrethana kërcënuese ndaj ish UÇK dhe lidershipit kosovar dhe për t’u rikthyer në rishqyrtimin e temës tani të përfunduar për Asociacionin. Temat e mbetura me Serbinë duhet të bisedohen vetëm nëse Serbia është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura dhe Sovrane. Thjeshtë, dialogu duhet të bëhet vetëm për njohje reciproke Kosovë-Serbi’’/qendrapress.com/