Kosova heq vizat për shtetasit e Ukrainës

Qeveria e Kosovës ka votuar për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave ndaj shtetasve të Ukrainës Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ky vendim është marrë për të ju dalë në ndihmë shtetasve civilë në Ukrainë.

 “Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohen shtetasit e Ukrainës, MPJ propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Për të ju referuar situatës së krijuar në Ukrainë për t’u dalë në ndihmë shtetasve civilë përjashtimi i regjimit të vizave do të ndikonte pozitivisht në hyrjen e tyre në Kosovë apo kalimin tranzit në shtetet tjera”, tha Gërvalla./Reporteri.net/