Kosova me qytetarët, e saj të varfër dhe ngarendja e zbuluesve dhe parashikuesve…. Shkruan:Petrit Dibrani

0

     Kosova, arena e parashikuesve dhe zbuluesve!

Gjykata Kushtetuese, e shpalli jo kushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.“Menjëherë”, pa humbur kohë Ushtruesja në detyrë e postit të Presidentit, zj. Vjosa Osmani, i fton subjektet politike në takim për konsultim të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme!Qytetarët e ngujuar, të gjobitur për mos respektim të masave ndaj virusit Sars – Cod 2 Corona, të rënduar me gjendjen ekonomiko sociale, të joshur me 10% e famshëm, do përdoren nga të gjitha subjektet me demagogji dhe pa asnjë platformë për ekonomi.

Me zgjedhje të jashtëzakonshme, miliona do hargjohen, qytetarët do varfërohen dhe shumë shpejtë, përsëri në zgjedhje do shkohet.

Ju parashutistë, zbulues dhe parashikues të fshehur në lëkurën e qengjit, disa madje edhe avokat!

Zbulimet dhe parashikimet e juaja, çdo herë të dështuara, vetëm sa po i bëjnë mediumet më të shëmtuara!

Ndaleni turrin, se me zbulime merren institutet….. 

Unë i’u propozoj dy institute, shkoni dhe të paktën vizitoni;

1. Instituti universitar në München!

2. Instituti i kërkimeve shkencore LEGATUM, me bazë në Londër!

Ne s’i qytetar të Republikës, jemi mësuar t’ju shohim duke parashikuar dhe zbuluar dhe çdo herë duke dështuar.

Të dashur qytetar, vlerësojeni ju!

A mundemi të përballojmë, mbajtjen e zgjedhjeve Parlamentare ç’do 6 muaj?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *