Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare -Shkruan;Mrs.Arif kabashi

0

             Nëse ju referohemi fakteve, sa herë jemi bërë unik në kërkesat dhe objektivat tona, faktori ndërkombëtar ka reaguar pozitivisht. Ka reaguar pozitivisht në kërkesat tona për demokraci, ka reaguar pozitivisht në të drejtën e luftës tonë për liri, ka reaguar pozitivisht në kërkesën tonë për intervenim të NATO-s, ka reaguar pozitivisht në shpalljen e shetitit të Kosovës.                                  

      Edhe kësaj radhe faktori ndërkombëtar nuk mundi ti mbyllë veshët ndaj një kërkese të pandalshme të një grupimi të vogël por të organizuar e strukturuar aq mirë  sa për më shumë se 20 vite, ky grupim, duke përdorur gazeta ditore, studio televizive, portale, madje edhe parlamentin e Kosovës, nuk u ndalën ,, së kënduari në kor” se ata që e ideuan, krijuan, dhe udhëheqën luftën e UÇK-së, janë një bandë kriminale që duhet të gjykohen për të bëmat e tyre. Këta propagandues shqiptar, ishin 100% në vijë të njejtë me propagandën serbe, politiken serbe, kishen serbe dhe tekstet shkollore serbe ndaj udhëheqjes  së UÇK-së.                                          

         Propaganda serbe, politika serbe, kisha serbe kanë arsyen e vet, sepse pas 100 viteve sundimi, shfrytëzime të pasurive të Kosovës dhe qnjerzimi të shqiptarëve në Kosovë, tash mund veq të flasin nga Beogradi. Por qka paten kta shqipfolësa nga Prishtina që nuk u ndalën për asnjë momement që nga fillimi i luftës për liri e deri më sot.                                                                            

 Ju mbetet psikologëve, sociologëve e historianëve me temel kombëtar të mirren me këtë dukuri-fenomen shqiptarë.

Shumë njerëz para Hashim THAÇIT e Kadri Veselit kënë bërë shumë më shumë për Kosovën e nuk janë më. Kanë mundë edhe kta të mos jenë sot dhe nuk e kanë pasur dertin e vet-vehtes, besojë fuqishëm që edhe sot nuk e kanë. Por sot nuk është individi Hashim THAÇI e Kadri VESELI në gjykatën për krime. Sot është Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare për krime, sot janë institucionet e Kosovës (ska rëndësi se a japin sot dorëheqje nga pozitat që  mbajnë), sot është historia e Kosovës në gjykatë, historia më sakrifikuesja, më unikja dhe më e lavdishmja .

Deri sa popujt e arsimuar e të civilizuar gërryejn e gërryejn në të kaluaren e keqe të tyre deri sa tu del diqka e mirë, tek shqiptarët përkundrazi gërryej e gërryejn edhe atë trohë të kaluar të mirë deri sa të dali pak e keqe dikund.

Megjithate  edhe pse e dremitur, Kosova do të fitoj./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *