Kosova në mesin e vendeve më të varfra në Evropë, kaq pritet të ketë rënie ekonomike

0

Të ardhurat e kosovarëve pritet të ulen me 287 dollarë për frymë, ose me gati 6.5% në krahasim me vitin e kaluar, bëhet e ditur nga tabelat e përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar.


Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%, bën të ditur FMN-ja në raportin e fundit.

dd Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë që të renditen ndër shtetet më të varfra të Evropës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë ndërsa Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së.

Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Më pas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia.

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila).

Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *