Kosova nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet dhe ndalimin e përdorimit të targave serbe 
Kanë nisur të zbatohen dy vendimet e Qeverisë së Kosovës – ai për reciprocitetin me Serbinë sa i përket dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të dy vendeve kur ata hyjnë në njërin dhe vendin tjetër, dhe tjetri që ndalon përdorimin e targave serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës.Zbatimi i dy vendimeve ka nisur që nga mesnata.Kallxo.com raporton nga vendi i ngjarjes se në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak, gjendja është e qetë.Pronarëve të automjeteve me targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022, do t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS.Për t’u kryer kjo punë, pronarët e këtyre veturave kanë në dispozicion dy muaj, nga tani e deri më 31 tetor.Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit të këtij viti dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht, por për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës vendimi i shty për një muaj.Një rrugëtim të njëjtë si vendimi për targa ka pasur edhe vendimi për dokumente hyrje/dalje që do të lëshonte Republika e Kosovës për qytetarët serbë që do të hynin në vend, ashtu siç i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës.Më 31 korrik, serbët lokalë të veriut të Kosovës kishin filluar të bllokonin rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe Bërnjak.Alarmi që u lëshua tri herë brenda ditës, 9 barrikadat që u vendosën nga persona të maskuar e vështirë të verifikueshëm, sulmet ndaj qytetarëve që më pas u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, bënë që në kryeqytet Qeveria të takohej me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.Pas takimit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve deri më 1 shtator 2022.Mirëpo, për vendimin për dokumentet për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje që të njihen letërnjoftime e njëra-tjetrës dhe të mos lëshohen dokumente për hyrje/dalje.Më 27 gusht 2022, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi për marrëveshjen e arritur.Ai kishte njoftuar se pas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia kishte rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe se Kosova ishte pajtuar që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.Borrell kishte shtuar se serbët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. /Kallxo