Kosova nuk gjendet në formën e saj më të mirë. Dialogu pa presidentin e Kosovës,nuk mund të këtë sukses
Bashkim Hoxha analist nga diaspora për idenë e kyqejes së PDK-së në qeverinë hoti pohon:-“ Mendoj se thirrjet që po lëshohen gjithandej për një unitet politik të faktorit shqiptar në rrethanat e një “momentumi të ri” pas publikimit të aktakuzave në adresë të presidentit si dhe liderit të opozitës, përkatësisht ish liderëve të UÇK-së z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, në prag të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi me ndermjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, janë thirrje thjeshtë e njerëzve të vullnetit të mirë. Në këto rrethana gjendemi në një situatë të paqartësive politike në rrafshin e raporteve Kosovë-bashkësi ndërkombëtare, dhe këtë duhet ta themi. Kosova nuk gjendet në formën e saj më të mirë. Dialogu pa presidentin e Kosovës, ish-liderin e luftës si dhe negociatorin kryesor të Kosovës qysh nga Rambujeja e tutje, besoj nuk jam i vetmi nëse ndaj mendimin rreth një skenari konspiracionist që godet direkt procesin dialogues Kosovën, me synim prodhimin e handikapëve në dëmin tonë. . Për t’iu kthyer pyetjes suaj se a do të duhej PDK të përfshihet në qeverinë Hoti. Personalisht nuk mendoj se do të ndërtoheshin rrethana më të favorshme të procesit në qoftë se PDK futet në kombinatorika të tilla. Pa dashur të bëj tani “këshilltarin” e garniturave qeverisëse. Nuk përshkohem prej ndonjë entuziazmi të një qeverie Hoti duke ja bashkangjitur PDK-në gjatë rrugës sa për ta mbajtur në këmbë atë (qeverinë). Gjë që do ta kishim një përbërje eklektike që do të shërbente sa për fasadë në sytë e opinionit. Po deshën këta burra dhe gra qeveritare si dhe ato opozitare askush nuk i ndalon të bëhen unik, pozitë dhe opozitë, rreth çështjeve të mëdha të vendit.”/qendrapress.com