Kosova përfiton grantin rreth 35 milionësh nga USAID, nënshkrimin e jep Presidentja Osmani
Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve, në mes të Kosovës dhe USAID’it, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në emër të Kosovës, marrëveshjen do ta nënshkruajë Presidentja Vjosa Osmani, derisa në emër të USAID, nënshkrimin do ta vendosë U.D drejtoresha e USAID, Kerry Monaghan Hogler.Pas takimit, Osmani dhe Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në orën 11:00.“Sot (15.09.2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë. Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.Nderkohë, Osmani me ambasadorin Hovenier është takuar edhe sonte, për siç u tha një takim të rregullt mes tyre. U bë e ditur se aty u fol për zhvillimet e fundit në vend si dhe e para e shtetit paralajmëroi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York.