Kosova po përjeton çaste të rënda, pos gjendjes politike. –Shkruan; Bashkim KAJDOMÇAJ,Koordinator i KMDLNJ dega në Prizren

Në harkun kohor prej rreth 15 ditësh: në Prizren rrahet rëndë një qytetar (përfundon në QKUK), në Klinë dy e mbajnë e njëri e godet pamëshirë ! E fundit (urojmë të jetë) në Lipjan, si në filma hororr ndërron jetë një i ri. Në të tri rastet protagonistë policia ! Urojmë që organet të zbardhin këto raste, sidomos të fundit. Në polici, duhet një filtrim dhe edukim i pavarur, ashtu që policia të ndërtoj marrëdhënie të shëndosha me qytetarin, në shërbim të ofrimit të sigurisë mirëqenies së tij, qytetarit e vendit. Po ashtu, policët duhet të paguhen dinjitetshëm dhe jo të punojnë nga dy, tre e më shumë punë, sepse në këto raste asnjërin s’po mund ta bëjnë. Zotë ruaje këtë vend !
KMDLNj kërkon hetim të pavarur, dhe përgjegjësit e kësaj ngjarje tronditëse të përgjigjen para ligjit.Tashmë kjo është kërkesë edhe e faktorit ndërkomëtar./QendraPress/