Kosova sot dërgon mostra në Gjermani për testim të variantit Omicron

0

Kosova, aktualisht po kalon një situatë të qetë me pandeminë COVID-19, ku numri i rasteve me koronavirus gjatë kësaj jave ka qenë i vogël. Por, varianti Omicron që tashmë arritur në vendet fqinje, shihet si kërcënim edhe për Kosovën. Për ta larguar çdo dyshim se mund të jetë ekzistent në vendin tonë, Kosova sot  do të nisë në Gjermani disa mostra për testim të këtij varianit.Drejtori i Deparamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi, gjatë ditës së sotme në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, konfirmoi se mostrat do të dërgohen sot. Megjithatë, kur është pyetur se nëse këto janë mostra të rastësishme apo ka ndonjë dyshim rreth variantit Omicron në Kosovë, ai ka mohuar se varianti ekziston dhe se mostrat janë marrë në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitive.“Mostrat janë zgjedhur në mesin e pozitivëve, numri i saktë që dërgohet do të shihet nesër”. Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, tashmë ka arritur në vendet e rajonit.Kroacia ka konfirmuar ditën e sotme dy rastet e para të variantit të ri omicron. Autoritetet shëndetësore thanë se po përpiqen të përcaktojnë burimin e infeksionit pasi dy personat nuk kishin udhëtuar jashtë vendit.Ky variant u përhap fillimisht në Afrikën e Jugut, dhe prej atëherë po përhapet në shumë shtete të botës./Gazeta Reporteri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *