Fillimi i Tetorit, shoqëruar me temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në plazhin e Durrësit.Vizitorë të grupmoshave të ndryshme po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit.Të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe vendas ata zgjedhin bregdetin për të kaluar fundjavën.Dikush duke marrë rreze dielli apo larë në det, e të tjerë e shfrytëzojnë për të shëtitur, vrapuar apo edhe për të drekuar.Frekuentuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte, duke pohuar se do ta frekuentojnë për sa kohë të ketë diell.Tani jemi në muajin e dhjetë, është kohë e mirë, jemi të kënaqur në përgjithësi”, u shpreh një pushues.“Kemi pritur që ta kemi këtë fat që të ketë diell këtu. Sa të mbajë koha me diell, këtu do të rri”, tha një tjetër.Operatorët turistikë thonë se prenotimet nga pushuesit vijojnë ende favorizuar nga moti i mirë, ndërsa sezonin veror të lënë pas e konsiderojnë si të suksesshëm.“Është diçka që e favorizon bregdetin e Shqipërisë që është klima shumë e mirë dhe e ngrohtë. Siç shihet, tani jemi në Tetor dhe është 27 gradë që janë temperatura fantastike. Ky vit ishte shumë i mirë, i suksesshëm, pavarësisht se pati vështirësitë e veta, pjesa e orarit, distancomi, mbyllja e muzikës, përsëri të njëjtat masa kufizuese si vitin e kaluar”, u shpreh Albulen Rrepepaj, menaxher i një hoteli në bregdet.Plazhi i Durrësit mbetet mjaft i frekuentuar jo vetëm gjatë stinës së nxehtë të verës, por gjatë gjithë vitit.Duke u kthyer ndër zgjedhjet e para për dhjetëra e qindra, qytetarë të cilët një ditë pushimi duan ta kalojnë sa më pranë detit.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.