Kosovarët nuk janë të apasionuar pas librit, rreth 17 për qind nuk lexojnë asnjë libër në vit
Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, gjatë muajve shkurt dhe mars 2023, kanë realizuar një hulumtim për nivelin e të lexuarit në Kosovë dhe sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit.Sipas hulumtimit të gjeturat kanë treguar se 16.6 për qind e qytetarëve thonë se nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1-3 libra për vit.“Raporti “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit” po ashtu ka nxjerrë në pah se vetëm 7.2 për qind e qytetarëve të marrin pjesë rregullisht në aktivitete të cilat janë të dedikuara për promovimin e librit dhe leximit”, thuhet në komunikatë.