Kosovarët s’e durojnë mbylljen: Ia mësyjnë Shqipërisë për vikend

0

Masat e vëna nga qeveria Kurti  kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë. Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Aëay si dhe  orën policore.Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi. Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *