Kosovari bëhet deputet në Parlamentin e Kantonit të Bernës

279623532_386490096821243_1427667223340433854_n-1392x783

                                Korab Rashiti, kosovari që jeton dhe vepron në Zvicër, ka siguruar një ulëse në Parlamentin e Kantonit të Bernës.Rashiti i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës të mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve pas zgjedhjeve nuk kishte arritur të sigurojë votat e mjaftueshme që të zgjidhej.Po duke qenë se ishte i pari në radhën e listës nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për kosovarin.Rashiti është bërë shqiptari i parë që ka fituar një mandat deputeti në Parlamentin Kantonal të Bernës dhe i pari politikan shqiptar në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC, raporton albinfo.ch.