Kosovari në Gjermani lëshon dy hotele për të pastrehët: Ju kam ndihmu si ata neve kur kemi ardhë azil
Nazmi Aruqi, nga Kosova është bërë shembull në Gjermani për shkak të një veprimi human që ka bërë.
Në kohën kur në Gjermani, temperaturat kanë shënuar – 12 gradë Celzius, Aruqi ka hapur dyert e dy hoteleve që i ka për t’i strehuar personat që nuk kanë shtëpi. Ai në emisionin Frontal në T7, ka thënë se e ka bërë këtë veprim për t’i ndihmuar gjermanët sikur ata kishin strehuar para lufte kosovarët që kërkonin azil në Gjermani.Në qytetin ku jetoj i kam dy hotele, dhe njerëzve që janë pa banim i kam mundësuar që të strehohen aty. Ju kam ndihmu atyre sikur ata që na kanë ofruar neve strehim kur kemi ardhë azil në Gjermani”, ka thënë Aruqi. Kosovari që jeton në Gjermani që nga viti 1995, ka thënë për T7 se edhe gjermanët janë habitur me veprimin e tij. “Gjermanët me kanë falenderu nga të gjitha anët, e kanë pa këtë gjest dhe ju ka ardh mirë që një i huaj me ju ndihmu gjermanëve. Gjermanët nuk janë mësu prej një të huaji, dhe ky është një gjest Unë e kam bërë këtë veprim, sepse edhe vet kam qenë kështu pa strehim”, ka thënë Aruqi.