Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem
Nga BE, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.
Pas këtij qëndrimi të BE-së ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në Facebook.“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.