Kosovës nuk i duhet një Gjykatë që gjykon me prova të Serbisë dhe kundër UÇK.
Ruzhdi Gashi avokat , lidhur me Gjykatën Speciale se a duhet të vazhdojë të jetë ende në Kosovë ?pohon:-“ Që nga fillimi kam ndarë mendimin kundër krijimit të një Gjykate Ndërkombëtare për krime të luftës të kinse të kryera nga UÇK. Kam propozuar dhe kam menduar që, të krijohet Departameni për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Gjykata Speciale është krijuar me propozimin e armiqëve të Kosovës, Serbia, Rusia dhe disa vende evropiane. Ajo u ngrit nga një raport të një antishqiptari Dik Marti, gjoja se, UÇK ka kryer trafikim të organeve njerëzore. Ky pretendim tani më është hedhur poshtë dhe askush më nuk merret më me to.
Tani më, pas kalimit të afatit prej 5 vitesh, si afat i caktuar me Kushtetutë, Gjykata Speciale është e jashtëligjshme dhe çdo veprim i saj është i kundërligjshëm.
Kosovës nuk i duhet një Gjykatë e njëanshme, raciste dhe që punon me kriminelët serb dhe me prova të fabrikuara në Serbi.
Prandaj, unë mendoj që, kjo Gjykatë Speciale në Hagë, nuk duhet të veproj më tej për Kosovën.
Kosova tani është Shtet i Pavarur, Demokratik dhe Ligjor dhe ka mundësi dhe duhet të angazhoj kapacitetet e mjaftueshme të sistemit të drejtësisë që, do të merren me gjykimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës dhe për krimet e luftës të kryera nga okupatori serb në Kosovë, jo vetëm në kohën e luftës 1998-1999 por edhe më herët.
Në formën se si është krijuar dhe përmbajtjen e punës së Gjykatës Speciale, jep për të kuptuar se, kjo Gjykatë është kundër UÇK dhe luftës së saj të drejtë çlirimtare. UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë kundër okupatorit serbë në Kosovë